Lajme

Vulin nuk i ndal deklaratat: Kurti është frikacak, Vuçiq e ndali ushtrinë që të mos nisej drejt Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, deklaroi sot se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “kaloi provimin dhe hyri edhe një herë në kujtesën e kombit”, referuar zhvillimeve të djeshme në veri.

Vulin tha se liderët e mëparshëm shtetërorë serbë në “provimin më të vështirë – çështjen e Kosovës” ose dështonin ose e kalonin.

“Shumë vendime të përditshme politike do të harrohen, shumë gjëra, pavarësisht nëse keni apo jo të drejtë, por do të mbahet mend se si ishit kur bëhet fjalë për çështjen e Kosovës. Kjo është historia. Është një hyrje në kujtesën kolektive dhe populli serb nuk do t’ju falë nëse nuk e keni kaluar provimin”, u shpreh ai për mediat serbe.

Vulin tha se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është “frikacak” dhe se, dhe sipas tij, ndryshe nga negociatorët e mëparshëm të Prishtinës, “nuk ka përgjegjësi elementare” as për shqiptarët dhe as për serbët.

Ai deklaroi se gjatë takimit të Vuçiqit me përfaqësuesit e serbëve të gjithë ishin të mendimit, se ushtria dhe policia duhet të dërgohen në Kosovë, por që Vuçiq tha se kjo nuk duhet të ndodhë.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button