Lajme

Lavrov në Beograd: Pranojmë çdo zgjidhje Kosovë-Serbi që iu përshtatet serbëve

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, ka folur për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.

Lavrov, i cili po qëndron për vizitë në Beograd, ka thënë se Rusia nuk ka ndryshuar qëndrim karshi pavarësisë së Kosovës. Duke shtuar se për Moskën do të ishte e pranueshme çdo zgjidhje në raport me Kosovën, e cila sipas tij do t’u shkonte përshtati serbëve.

“Jemi ndier të provokuar me veprimet e organizuar në veri të Kosovës në fund të shtatorit. Serbia dhe Presidenti Vuçiq treguar përmbajtje dhe dhanë kontribut për zgjidhjen e krizës”, është shprehur Lavrov.

Lavrov tutje ka folur edhe për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, duke thënë se duhet të implementohet.

“Është koha që të zbatohen marrëveshjet e arritura vite më parë, veçanërisht ajo për Asociacionin, për të cilën ka pasur dakordim më 2013”. /Demokracia.com/

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button