Lajme

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë takon Kadarenë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë Yuri Kim ka takuar shkrimtarin e njohur shqiptar Ismail Kadare.

Kim duke cilësuar Kadarenë si “një nga mendimtarët më të mëdhenj evropianë”, i referohet nje prej veprave të vona të shkrimtarit gjirokastritit, “ Identiteti Evropian i Shqiptarëve”, për të theksuar rëndësinë e mbrojtjes së identitetit shqiptar.

“Ai është aktual dhe interesant sot sikur ishte në 2006 kur u botua. Po të shohim të ardhmen, identiteti Europian i shqiptarëve është më relevant se kurrë”, deklaroi ambasadorja amerikane në një postim në Twitter.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button