Lajme

Ursula von der Leyen nis nesër në Tiranë, vizitën në Ballkanin Perendimor

Përpara Samitit BE-Ballkani Perëndimor që pritet të mbahet më 6 tetor, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të jetë në Ballkanin Perëndimor nga e marta deri të enjten, për të vizituar Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnjën dhe Hercegovina. Presidentja do të nisë udhëtimin e saj në Tiranë, nesër në mëngjes, ku do të pritet nga kryeministri Edi Rama, dhe Presidenti Ilir Meta

Lajmin e ka konfirmuar ambasadori i Bashkmit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, i cili përmes një postimi në Twitter ka zbuluar axhendën e presidentes von der Leyen.

Soreca zbulon se kryekomisionerja do të takohet me kryeministrin Rama dhe presidentin Ilir Meta, si dhe do të marrë pjesë në përurimin e shkollës “Korb Muça” dhe kopshtit “Europa”, të cilat janë restauruar nga dëmtimet e tërmetit të 26 nëntorit me fondet e BE-së.

“Mezi pres të mirëpres Presidenten Ursula von der Leyen! Përpara Samitit Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor më 6 tetor. Presidentja do të vizitojë rajonin këtë javë, duke filluar udhëtimin e saj nga Tirana nesër në mëngjes. Ajo do të pritet nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta.

Më pas, ajo do të marrë pjesë, së bashku me Kryeministrin, në përurimin e “Shkollës Korb Muça dhe Kopshtit Europa”, të cilat janë ndërtuar me fondet e BE-së në kuadër të programit EU4School pas tërmetit shkatërrues të Nëntorit 2019”, shkruan Soreca në Twitter.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button