Lajme

Putin kritikon SHBA-të dhe Evropën për afganët: Pse duhet ne të pranojmë të tjerët pa viza dhe ata jo?

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i ka kritikuar vendet perëndimore të cilat po presin që fqinjët e Azisë Qendrore të Rusisë të marrin refugjatë afganë, derisa vizat e tyre për në SHBA dhe Evropë janë akoma në përpilim.

Duke folur në një takim të partisë qeverisëse (Rusia e Bashkuar) në Moskë, ai tha: “Partnerët tanë perëndimorë po këmbëngulin në një mundësi për të shpërndarë refugjatë (afganë) në vendet e Azisë Qendrore derisa ata të marrin viza për SHBA dhe vende të tjera, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

“A do të thotë kjo se është e mundur që ne të pranojmë dhe të dërgojmë afganët në këto vende, te fqinjët tanë pa viza, mirëpo ata vetë nuk duan të pranojnë të tjerët pa viza?”, tha Putin gjatë takimit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thuhet se janë duke negociuar me disa vende për të strehuar përkohësisht refugjatët afganë.

Rusia lejon udhëtimet pa viza për banorët e ish vendeve të Azisë Qendrore Sovjetike, mirëpo Putini ka shprehur shqetësimin se militantët mund të udhëtojnë në vendet ruse fshehtazi si refugjatë.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button