Lajme

Rexhepi do të udhëheq komisionin për rrugën Tetovë-Prizren

Bekim Rexhepi do të udhëheq komisionin për rrugën Tetovë-Prizren. Si rrjedhë e memorandumeve për bashkëpunim të nënshkruara nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, në lidhje me studimin fizibilit për rrugën Prizren-Tetovë dhe për tamponin e zonës Blacë, u formua Komisioni nga ana e Qeverisë së RMV, ku kryetar i Komisionit është propozuar zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi.

Kjo rrugë është premtim i Qeverisë Kurti 2 kurse ka marrë mbështetje edhe nga Qeveria e Maqedonisë, që është edhe ana tjetër e rrugës që vazhdon nga pjesa e Kosovës, që lidh Prizrenin dhe Tetovën, nëpërmjet malit Sharr.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button