Lajme

Zyrtarja amerikane: ShBA-ja kujdeset për sigurinë e Kosovës, jeni të sigurtë

Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështje të Euroazisë, Karen Donfried, ka thënë se prania e KFOR-it në Kosovë është garanci e sigurisë për qytetarët.

Donfried tha se nuk ka ndonjë arsye që njerëzit në Kosovë të ndjehen të pasigurt, duke shtuar se ShBA-ja garanton për Kosovën.

Zyrtarja e lartë amerikane, që dje vizitoi Kosovën, po ashtu shtoi se nuk kanë parë ndonjë kërcënim të shtuar për Kosovën nga ana e Rusisë.

“Dëshiroj t’i siguroj kosovarët se mund të ndjehen (të sigurt) – për shkak të KFOR-it dhe dëshiroj t’ua kujtoj sërish se është forca më e madhe e dislokuar e NATO-s e ShBA-ja është kontribuuesi më i madh në KFOR, si dhe për shkak të garancive të ShBA-së për Kosovën e më lejoni të them se nuk shohim ndonjë kërcënim të shtuar për sigurinë e Kosovës; nuk shohim asgjë që të sugjerojë se Rusia ka rritur vëmendjen për nxitjen e destabilitetit këtu, – që për të gjitha këto arsye mund të ndjeheni të sigurt që SHBA-ja po kujdeset për sigurinë tuaj dhe se KFOR-i, së bashku me SHBA-në, do të sigurojnë që të mos ketë përshkallëzim të shtuar në Kosovë”, deklaroi ajo në intervistë për T7.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button