Lajme

Trogir, qyteti kroat me emërtim të pastër shqip

Është qytet bregdetar kroat i cili gjendet në zemër të Dalmacisë. Është qytet antik i cili daton tre shekuj para Krishtit. Qyteti i vjetër është i shpallur në vitin 1997 si vlerë e mbrojtur e UNESCO-s. Trogiri sipas statistikës së vitit 2011 i ka 13.200 banorë. Qyteti i vjetër është i ndërtuar sipas stilit barok dhe renesancës, i tërë ndërtimi i takon shekullit 13 dhe 15.

Emërtimi i qytetit mendohet se vjen nga latinishtja e cila është bijë e gjuhës pellazgo-ilire (shqipe), kështuqë në gjuhën latine njihet me emërin TRAGURIUM ose TRA-GURI-UM dhe greqisht njihet me këtë emërtim TRAGURION ose TRA-GUR-ION, që në gjuhën shqipe i bie TRE-GUR-ION (TRE-GURI-JON) ose TRO-GIR. I mbetet gjuhëtarëve që të hulumtojnë mëtej.

Ky emërtim është i lidhur drejt për drejtë me TRE lloje të ndryshme të gurëve (mermerëve), këto tre lloje gurësh dallojnë për nga ngjyra.


Është qytet turistik i cili gjendet afër Splitit. Në këtë qytet sot jetojnë 30 – 50 shqiptar të cilët mirren me veprimtari të ndryshme ekonomike dhe veçanërisht me gastronomi dhe me pastiçeri. Është qytet shumë i bukur dhe me dëshmi të kulturës Ilire.

Në foton jam me pronarin e restorantit “Teuta” Z. Henrik Lekaj i cili është me prejardhje nga Hasi i Kosovës, restoranti i tij gjendet mu në qendër të qytetit të vjetër afër Katedrales së qytetit. Z. Lekaj e falenderoj publikisht për mikpritjen dhe informacionin që na i dha për qytetin e Trogir-it.

Është interesant se rreth 3 km larg nga qyteti i Trogir-it gjendet një fshat me emërin ARBANIJA, nga ku në kontakt me banorët e fshatit mendohet se janë vendosur para 300 vjetëve shqiptarët nga trevat e Shqipërisë së sotme. Fshati Arbanija gjendet në ishullin CIOVO. Fshati numëron rreth 250 banorë. Kushdo që është i përkushtuar për gjenezën e shqiptarëve është mirë të vizitohet ky fshat me emërtim tipik shqiptar Arbani.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button