Lajme

Gjermania ul taksat e karburanit, bie ndjeshëm çmimi i naftës e benzinës

Nga qershori, furnizimi me karburant në Gjermani do të jetë dukshëm më i lirë, sepse taksat për benzinën dhe naftën do të bien.

Pas Italisë dhe Francës, Gjermania do të ndjekë shembullin të mërkurën dhe do të ulë taksat për benzinën me rreth 30 cent për tre muaj dhe me rreth 17 cent për naftën.

Por, ky vendim i Gjermanisë po përcjellet me frikë nga kompanitë e derivateve në Zvicër. Kjo pasi që shoferët zvicërianë kanë marrë rrugë për Gjermani ku pritet të mbushin rezervarët dhe do të furnizohen në Gjermani me derivate.

Ramon Werner, kreu i Oel-Pool AG, i cili operon rreth 700 pika karburanti në Zvicër, duke përfshirë BP dhe Ruedi Rüssel, pret që kompanitë e tij të kenë humbje marramendëse.

Vetëm nga Ticino raportohet se janë nisur mijëra vetura për tu furnizuar me derivate në Gjermani.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button