Lajme

Tony Blair në Shqipëri. A ka lidhje me arbitrazhet e humbura të qeverisë dhe Becchettin ?

Mbrëmjen e së enjtes në Tiranë ndodhej Cherie Blair, bashkëshortja e ish-kryeministrit britanik Tony Blair. Mediat raportuan se ajo ishte në prani të drejtorit të komunikimit në kryeministri, Endri Fuga, një nga njerëzit më të besuar të Edi Ramës.

Së bashku me zyrtarë të ministrisë së jashtme ata janë parë në një nga restorantet luksoze të qendrës së Tiranës me menu italiane. Por 2 ditë më parë, Cherie Blair ka qenë në Sarandë. E konfirmon këtë njëri prej restoranteve të këtij qyteti me anë të një dedikimi që Cherie Blair ka lënë për restorant “Harmony”.

Pak ditë më parë edhe Tony Blair ishte në Shkup ku takoi kryeministrin Zoran Zaev. Me shumë mundësi çifti Blair ka qenë së bashku në vizitën e tyre në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, por qëllimet mbeten mister.

Tony Blair ka qenë një konsulent i qeverisë së kryeministrit Rama në 2013-ën. Tashmë duket se vendin e tij e ka marrë Cherie që po konsulton qeverinë shqiptare. Cherie drejton prej vitesh një kompani konsulence që shtrihet në fushën e arbitrazheve, një sektor ku qeveria e Ramës ka hapur një gropë miliona eurosh.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button