HistoriLajmeTraditë

Shqiptarët e Janinës në Turqi

Kjo fotografi nga Sebah, është botuar për herë të parë në “Les Costumes populaires de la Turquie en 1873”, nga Osman Hamdi Bey dhe Marie de Launay.

Botimi përfshin përshkrime mjaft të detajuara veshjet e secilit nga modelet për burra, gra, apo fëmijë.

Më poshtë, si përshkruhet veshja e një shqiptari nga Janina:

Burrë i pasur shqiptar nga Janina.

Në kokë ka një fes të kuq të lartë me një xhufkë të gjate blu, me fije mendafshi të varur mbi supe e të kapura me kapse ari. Xhamadani me dy kapakë përpara i qendisur në filigrame, jeleku i drejtë dhe anteri me mengë të hapura të gjitha të qëndisura aq dendur sa bëhen të ngurta.

Në brez ka një silahik (rrip lëkure me disa ndarje në të cilat mund të vendoset një arsenal i tërë pistoletash e thikash me këllëfë dhe pajisje argjendi të stampuara) të qëndisura në ar.

Shqiptarët mbajnë fistan të bardhë me shumë pala, deri nën gjunjë.

Në pjesën e poshtme të këmbës janë dizliqet të qëndisura në ar, në të njëjtin model si pjesa e sipërme e veshjes, skajet e tyre bien mbi këmbë dhe mbulon këpucën, që përfundon me një xhufkë të kuqe ose të zezë në majë.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button