Lajme

Vuçiq fton Abazoviqin t’i bashkohet Ballkanit të Hapur në takimin e radhës në Ohër

Kryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Zvicër.

Në njoftimin e tij, rreth këtij takimi, Abazoviq tha se vendi i tij është duke u përpjekur për politikë bashkëpunuese me qeverinë serbe.

“Mali i Zi po bën çdo përpjekje për të promovuar një politikë të bashkëpunimit rajonal, pajtimit, bashkëjetesës dhe kohezionit më të mirë ekonomik në Ballkanin Perëndimor. Marrëdhëniet me Serbinë janë në prioritet – jemi të gatshëm për bashkëpunim intensiv në të gjitha fushat me interes të përbashkët”.
Deri tani Mali i Zi ka qenë kundër nismës së Ballkanit të Hapur dhe ka refuzuar pjesëmarrjen, së fundmi kryeministri Abazoviq është shprehur pro saj, duke thënë se nisma është bërë për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe se Kosova nuk duhet të refuzojë parimisht secilën thirrje për bashkëpunim rajonal.

Po ashtu, Abazoviq në këtë forum është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button