Lajme

Shqipëria që nuk prisja”! Turisti italian befasohet nga Korça

Gjatë këtij sezoni turistik, rrugët e Shqipërisë janë mbushur me turistë nga e gjithë bota. Bukuria e natyrës, çmimet e lira, promovimi i vendit dhe mungesa e kufizimeve anti Covid kanë tërhequr mijëra shtetas të huaj. Shumë prej tyre, vijnë në Shqipëri për herë të parë, por jo të fundit. I tillë është rasti i një turisti italian, që ka ardhur në Korçë. Fabiano e ka ndarë përvojën e tij në rrjetet sociale, ku nuk e ka fshehur habinë. “Djema, kjo është befasi e madhe”, thotë ai. “Erdha në Korçë, qytet në juglindje të Shqipërisë, në kufi me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut. Korça është një nga qytetet më të mëdha në vend. Është shumë pastër këtu. Kjo është Shqipëria që nuk prisja të shihja”. INSTAT llogariti se deri në fund të korrikut kanë hyrë në vend mbi 2.8 milionë vizitorë të huaj, duke iu përafruar niveleve të vitit 2019-të.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button