Lajme

Abazoviq: Nuk po i bashkohemi Ballkanit të Hapur

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, tha se nuk ka shkuar në Ohër për t’iu bashkuar nismës Ballkani i Hapur, por për të shprehur qëndrimin e tij ndaj projektit me partnerët e BE-së dhe NATO-s.

Abazoviq e deklaroi këtë pasi kryeministri i Shqipërisë Edi Rama shkroi mbrëmë në Facebook se pjesëmarrja e Abazoviqit “fut zyrtarisht Malin e Zi në ‘Ballkanin e Hapur’”

“Nuk shkojë në Ohër për t’u bashkuar Ballkanit të Hapur, por, për të shprehur së bashku me partnerët e BE-së dhe aleatët e NATO-s qëndrimin tonë ndaj një nisme rajonale në mënyrë që të kemi më shumë mirëkuptim dhe bashkëpunim më të mirë në fund të ditës,” tha Abazoviq.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button