Lajme

Ministri Mehaj në Kroaci, kërkon pranimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut

Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj, ka kërkuar që Kosova të pranohet në Kartën e Adriatikut me status të barabartë.

Mehaj ka udhëtuar drejt Kroacisë, me ftesë të homologut të tij, Mario Banoziç, për të marrë pjesë në takimin dyditor të ministrave të mbrojtjes në Takimin vjetor të Kartës së Adriatikut-SHBA (A5) që këtë vit është nën Presidencën e Kroacisë.

“Karta e Adriatikut -SHBA, adresa jonë e radhës në rrugën tonë drejtë anëtarësimit të Kosovës në NATO”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Siç thotë ai, pjesëmarrja në këtë takim është “mundësi e shkëlqyeshme” për të prezantuar fuqishëm nevojën për pranimin e Kosovës me statusin e barabartë në këtë organizatë.

Ai ka theksuar se kërkesa e tij bazohet në faktin e natyrshëm duke pasur parasysh se siguria dhe mbrojtja në mjedisin aktual të sigurisë rajonale nuk mund të arrihet e fragmentarizuar.

“Ajo s’mund të arrihet e fragmentizuar, por me qasje pro-aktive të të gjitha vendeve mbi konceptin e përgjithshëm të bashkëpunimit të ngushtë rajonal”, shtoi Mehaj.

“Ne e kemi dëshmuar dhe jemi duke e dëshmuar edhe konkretisht se jemi të gatshëm dhe të përgatitur për të dhënë kontributin efektiv në kuadër të kësaj organizate dhe bashkimit të afërm me partnerët tjerë në NATO”.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button