Lajme

“Dasma gjithandej”, Braçe: Gjuajtja e dhëndrit dhe nuses me lekë në ballë, kulturë mizerabël

Zv/kryeministri Erion Braçe është revoltuar në rrjetet sociale me traditën e hedhjes së parave në dasma duke e quajtur këtë mungesë respekti për të ardhurat.

Braçe thotë se kultura mizerabël e gjuajtjes me lekë të nusjes dhe dhëndrit vijon me hedhjen e lëkur në ajër për të treguar sa shumë para ke para shoqërisë dhe krushqisë.

“Hare e madhe! Dasma gjithandej! Dhe patjetër kultura mizerabel e gjuajtjes me leke te nuses e dhëndrit madje duke ua ngjitur me peshtyme ne ball, vijuar me hedhjen e lekut ne ajër ne kërcim e sipër per te dëshmuar statusin e parashumit ne mes te shoqërise krushqisë, shoqëruar nga nje muzike e tmerrshme.

Nuk di kush e futi kete “tradite” mes dasmave shqiptare, por ka me shume se 10 dite qe dikush mi poston keto pamje. Dhe nje gje mendoj; Sa pak respekt ka per njeri tjetrin ne kete vend, mundesine e panundesine e tij, qofte ky dhendri apo ajo nusja!

Por edhe sa pak respekt ka per TE ARDHURAT, parane ne kete vend!! Nuk di c’jane keta qe gjuajne me para apo “bejne spektakel” me para neper keto dasma; Por nje gje e di fare mire:Nuk kane respekt per mundin, djersen dhe parane e ardhur prej tyre!”, shkruan ai.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button