Lajme

Një rrugë në New York do të ketë emrin “Skënderbeu”

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, ka takuar kryetarin e New Yorkut, Eric Adams.
Veliaj ka shkruar në Facebook se një rrugë në New York do të emërohet me emrin e heroit shqiptar kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Përveç emërtimit që do ta marrë rruga e re, një tjetër rrugë në New York e mban emrin “Fan Noli”.

Postimi i plotë

I lumtur të takoja një mik të mirë, kryebashkiakun energjik të Nju Jorkut, Mayor Eric Adams!

Nju Jorku është një qytet ku kam jetuar dhe e dua fort – është shtëpia e shumë shqiptarëve të suksesshëm.

Jam krenar që njëra nga rrugët e qytetit mban emrin “Fan Noli”, e tepër i emocionuar që një rrugë tjetër do të marrë emrin “Skënderbeu” – shenjë e vërtetë e lidhjes sonë të veçantë!

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button