BotaLajme

Zelensky injoroi paralajmërimet për planet ruse, thotë Biden

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, deklaroi se homologu i tij ukrainas Volodymyr Zelensky e injoroi paralajmërimin se Rusia do të nisë një pushtim të plotë të Ukrainës në muajin shkurt.

Lajmi u bë i ditur nga kompania multi-mediale Bloomberg, duke cituar fjalët e liderit amerikan.

“E di që shumë menduan se mund ta ekzagjeroja, por e dija dhe kishim të dhëna për të konfirmuar se Putin-i do të kalonte kufirin. Nuk kishte asnjë dyshim. Dhe Zelensky nuk donte ta dëgjonte këtë, si shumë të tjerë”, vuri në dukje Biden.

Sipas Biden-it, presidenti rus e konsideron Kievin “rezidencën e Nënës Rusi”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhanë fund më herët një përjashtimi që lejonte Moskën të paguante borxhet e saj të jashtme me dollarë të mbajtura në Rusi.

Lajmi u bë i ditur nga Thesari i SHBA-ve, një veprim që mund ta shtyjë Rusinë më afër falimentimit.

Deklarata

Presidenti amerikan Joe Biden deklaroi në një shkrim të botuar nga New York Times se Shtetet e Bashkuara nuk do të përpiqen të largojnë presidentin rus Vladimir Putin nga udhëheqja.

Kjo, për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Federata Ruse.

“Ne nuk kërkojmë një luftë mes NATO-s dhe Rusisë. Sado që nuk pajtohem me zotin Putin dhe i konsideroj veprimet e tij një shkelje, Shtetet e Bashkuara nuk do të përpiqen të sjellin rrëzimin e tij në Moskë”, shkroi Biden.

Sipas Biden-it, për sa kohë që SHBA-të ose aleatët e saj nuk sulmohen, qeveria amerikane nuk do të angazhohet drejtpërdrejt në këtë konflikt.

Presidenti amerikan qëndroi i vendosur në premtimin e tij për të mos dërguar trupa amerikane për të luftuar drejtpërdrejt në konflikt.

Biden bëri bujë me deklaratën e tij në Varshavë në fund të marsit se Putin “nuk mund të qëndrojë në pushtet”.

Ndërsa Shtëpia e Bardhë kërkoi të pastronte vërejtjen e paplanifikuar duke thënë se SHBA-të nuk po kërkonin ndryshimin e regjimit në Rusi.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button