Lajme

Gashi: Ngoni veç pak, veç këqyrni çka thotë Vuçiqi për Ramën – ky një hall e ka

Analisti politik, Shkëlzen Gashi tha se është shqetësuese që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq sa i përket Ballkanit të Hapur.

Gashi në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se nëse fjalët që i ka thënë Vuçiq për Ramën, do i kishte thënë për kryeministrin Kurti, atëherë e kishin ‘mbyt’.

“Është shqetësuese që kryeministri i Shqipërisë është bërë me Vuçiqin, kjo nuk ka ndodh për herë të parë, kjo na ka ndodh neve në histori prej viti 1912. Atë cka na bën Edi Rama sot na ka bo Ismajl Qemajli, Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Sali Berisha e Fatos Nano e po na bon sot edhe ky.

Vec kqyr qa thotë Vuçiqi për Ramën, që te kish thon për Kurtin e kishin myt, dje dhe sot: një falënderim të madh për zotri Ramën, që gjithmonë ka qenë konsistent dhe i fuqishëm edhe kur kemi qenë në presion nga ana të ndryshme, edhe kur është dashur të heq dorë nga Open Ballkan, Edi Rama ka treguar fuqi të madhe të liderit, ka dëshmuar cka do të thotë përcaktim dhe vendosmëri për diçka që ke filluar ta vazhdosh ta bash. Si kryetar i Serbisë i kam një borxh të madh dhe pa energjinë e fuqinë e tij, Ballkani i Hapur s’do të munde të mbijetonte’”, tha Gashi.

Tutje ai tha se Vuçiq ka një hall, pasi sipas tij, ai i kërkoi takim ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, që t’i ndihmojë për Ballkanin e Hapur.

“Cka ky ky një interes e ka, sepse para 1 jave i lypi Hill-it takim. Ky takim zgjati 3 orë dhe i tha aman na ndihmo ta bëjmë Open Ballkan. Ky një hall e ka”.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button