“Ju pushtojmë direkt”! Turqia kërcënon Greqinë me luftë, Athina bën gati ushtrinë
Ministri i Punëve të Jashtme në Turqi, Mevlüt Çavuşoğlu ka bërë deklarata të reja provokuese për ishujt grek, ditën e sotme gjatë një konference për shtyp me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut.
Ministri turk theksoi se Ankaraja do të diskutojë pushtimin e ishujve grek me regjim të çmilitarizuar nëse Greqia vazhdon shkeljet në hapësirat detare dhe ujore të Turqisë, sipas Mevlüt Çavuşoğlu, shkruan abcnews.al.
“Nuk është për tu habitur qëndrimi i Greqisë pas takimit të presidentit tonë me kryeministrin grek. Prej vitesh ka çështje për të cilat nuk mund të biem dakord me Greqinë. Greqia po bën shkelje në ishujt. Greqia vazhdon të militarizojë ishujt. Kemi dërguar dy letra me qëndrimet tona në Kombet e Bashkuara. Në rast se Greqia do të vazhdojë shkeljet në ishujt me regjim të çmilitarizuar, atëherë do të diskutohet për sovranitetin e tyre. Nëse kjo situatë vazhdon, do të diskutohet për sovranitetin e ishujve” tha minisitri i Jashtëm turk.
Gjithashtu ministri turk komentoi deklaratat e bëra për Turqinë nga ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias.
“Deklaratat e zotit Dendias janë absurde. Situata në të cilën ndodhet Greqia është e mjerueshme. Nuk e di nëse vlerësohet kjo, por Greqia është shumë e mirë për të qarë. Na vijnë në fytyrë dhe na përqafojnë. Pas nesh, megjithatë, ata tregojnë inat, urrejtje dhe shpifje. Këto nuk u përshtaten vendeve dhe guvernatorëve. E them sërish se Greqia duhet t’u përgjigjet letrave tona si një njeri ndaj një njeriu. Ne kemi dokumente, nëse kjo shkelje nuk ndalet, do të diskutohet për sovranitetin e ishujve”, ka thënë ministri turk.