Anulohet vizita e Lavrov në Serbi?
Mali i Zi, Maqedonia Veriore dhe Bullgaria kanë ndaluar fluturimin e avionit të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov i cili do ta vizitojë të hënën Beogradin, shkruan Danas.
“Këto raporte janë të vërteta,” i tha Interfax të dielën një burim i lartë në ministrinë e jashtme të Rusisë .
I pyetur nëse është anuluar vizita e Lavrov në Serbi për këtë, diplomati u përgjigj me ironi: “Diplomacia jonë ende nuk e ka zotëruar aftësinë e teleportimit”.
Të dielën, edicioni serb i Danas, duke cituar burimet e veta, njoftoi se Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë ndaluar fluturimet në hapësirën ajrore të këtyre vendeve për aeroplanin që ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov synon të fluturojë të hënën për në Beograd.
Kryeministrja serbe Ana Brnabiç tha të dielën për TV Pink se situata në lidhje me vizitën e Lavrov ishte “jashtëzakonisht e ndërlikuar”.
Brnabiq tha se vizita e Ministrit të Punëve të Jashtme ruse e vë Serbinë në një “situatë jashtëzakonisht të vështirë” sepse “në këtë moment askush në botë nuk dëshiron të flasë me askënd”, dhe “aq më pak” ata dëgjojnë njëri-tjetrin.
“Është e pabesueshme që sot situata në Evropë dhe në botë është e tillë që presidenti i një vendi duhet të merret me gjëra të tilla si logjistika e udhëtimit të ministrit të jashtëm të një vendi tjetër, e cila përcakton nëse ai do të vijë apo jo”, tha Brnabiq. .
Se vizita e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov në Beograd është e pasigurt, njoftoi Radio Televizioni Serb të dielën në mbrëmje, duke iu referuar informacioneve jozyrtare.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të flasë personalisht për vizitën e Lavrovit në RTS sot.