BotaLajme

Macron: Putin ka gabuar, por nuk duhet të poshtërojmë Rusinë

Presidenti rus, Vladimir Putin, kreu një “gabim historik” duke pushtuar Ukrainën dhe Rusia tani është “e izoluar”.

Kështu deklaroi presidenti francez, Emmanuel Macron.

Por ai në një intervistë për mediat franceze përsëriti se Rusia nuk duhet “të poshtërohet në mënyrë që ditën kur luftimet të ndalojnë ne të mund të hapim një rrugëdalje përmes mjeteve diplomatike”.

Udhëheqësi i Francës tha gjithashtu se ai nuk “përjashtonte” një vizitë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

Mijëra njerëz janë vrarë dhe miliona të tjerë janë zhvendosur që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt, duke krijuar krizën më të keqe të refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ndërkohë, Putin të premten fajësoi Perëndimin për krizat globale të ushqimit dhe energjisë dhe përsëriti ofertat e qeverisë së tij për kalim të sigurt për anijet që eksportojnë grurë nga Ukraina nëse minat hiqen nga ujërat.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button