Lajme

Gjukanoviç godet “Open Balkans”: Pse është jo europian…

Presidenti i Malit të Zi tha se synimi strategjik i vendit të tij është anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe se për këtë do të zgjedhë procesin e Berlinit.

Presidenti malazez Milo Gjukanoviç tha të premten se opinionet në Mal të Zi ishin të ndara lidhur me nismën rajonale të “Ballkanit të Hapur”, duke shtuar se ishte mirë që nuk kishte dallim mes qeverisë, presidentit dhe parlamentit për qëllimin strategjik.

“Ne të gjithë duam që Mali i Zi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian sa më shpejt të jetë e mundur,” tha ai në forumin e sigurisë GLOBSEC në Bratislavë.

Por Gjukanoviç pretendon se “Ballkani i Hapur” nuk bazohet në vlera evropiane.

“Kam dëgjuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por se ka një problem kur bëhet fjalë për kufirin ndërmjet Kroacisë apo BE-së. Ky është problemi, sepse ‘Ballkani i Hapur’ nuk bazohet në vlerat evropiane, por në bashkëpunimin rajonal”, tha ai.

Prandaj, theksoi presidenti malazez, është logjike që në vend të bashkëpunimit të bazuar në ndonjë bazë tjetër, të zgjedhim Procesin e Berlinit.

“Në vend që të grumbulloni nisma, pse të mos përfitoni nga Procesi i Berlinit. Mendoj se ‘Ballkani i Hapur’ erdhi kur disa liderë, të zhgënjyer nga efektiviteti i procesit të zgjerimit, krijuan një iniciativë paralele, e cila është një pozicion rezervë për vendet e rajonit, të cilat, sipas tyre, nuk do të kenë një perspektivë evropiane. Ky është dallimi ynë, ne mendojmë se e kemi vendin në BE”, tha Gjukanoviç.

Gjukanoviç ka qenë kundër kësaj nisme që në fillim dhe ka marrë pjesë vetëm një herë në një takim të anëtarëve të “Open Balkans”.

Mbledhja e pritshme e iniciativës në Ohër u njoftua nga kryeministri malazes Dritan Abazoviç, i cili tha se nuk kishte asgjë kundër që Mali i Zi të jetë anëtar i nismës “Ballkani i Hapur” nëse kjo do të jetë e mirë për vendin.

I pyetur nëse mendon se do të jetë president kur Mali i Zi të jetë gati për t’u anëtarësuar në BE dhe nëse do të kandidojë sërish për kreun e shtetit, Gjukanoviç tha se nuk po mendon për të ardhmen e tij personale dhe se ajo që ka rëndësi është se çfarë po bën me qeverina në baza ditore për zhbllokimin e procesit të negociatave.

Ai theksoi se beson se Mali i Zi do të jetë në gjendje t’i tregojë Bashkimit Evropian në vitin 2024 se është gati.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button