Lajme

Dritani i Qeverisë proserbe krah krerëve të Kishës Serbe që sot kënduan “kur ushtria të kthehet në Kosovë”

Dritan Abazoviqi ka përkrahur shefin e tij proserb në qasjen ndaj protestave të qytetarëve malazezë kundër shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Cetinë. Derisa malazezët që kundërshtojnë ndikimin serb dhe mbrojnë identitetin e tyre kombëtar protestonin, brenda Manastirit në Cetinë, po mbahen ceremonia ku, ndër të tjera, po këndohej “kur ushtria të kthehet në Kosovë”. Para kësaj ceremonie, dolën pamjet Abazoviqi ishte takuar me krerët e Kishës Serbe, për t’u koordinuar.

Dritan Abazoviq, partner dhe zëvendës i kryeministrit malazez, Zdravko Krivokapiq, që vjen nga linja politike proserbe, ka qenë kundër prostestave para Manastirit të Cetinës, ku kundërshtohej shugurimi i kreut të ri të Kishës Ortodokse Serbe, në qytetin që dikur ishte kryeqendra e malazezëve.

Dritan Abazoviq është shqiptari me detyrën më të lartë shtetërore. Ai është zëvendëskryeministër në qeverinë më proserbe të Malit të Zi, në 30 vjetët e fundit.

Mali i Zi këto ditë është përballur më trazira, pasi protestuesit kundërshtonin që ceremonia e shugurimit të kreut të ri të Kishës Ortodokse Serbe të bëhej në qytetin e Cetinës, që dikur ka qenë kryeqendra e malazezëve. Këta protestues kanë kundërshtuar ndikimin dhe fuqinë serbe në Mal të Zi, duke mbrojtur identitetin e tyre shtetëror, të ndarë prej Serbisë.

Mirëpo, këto protesta, Abazoviq i ka konsideruar të shtyra politikisht nga presidenti Milo Gjukanoviq, i linjës properëndimore. Para dy ditësh, Abazoviq, ka thënë se deputetë të partisë Socialdemokratike kanë për qëllim rritjen e tensioneve, e jo sigurinë e qytetarëve, kur u kërkua anulimi i ceremonisë së shugurimit në Manastirin e Cetinjës.

Në media është publikuar një fotografi nga Podgorica, ku shihet zv.kryeministri Abazoviq me krerë të Kishës Serbe.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button