Lajme

Vuçiç i zënë ngushtë në të dyja anët, Perëndimi dhe Moska i kanë nxjerrë dhëmbët

Vuçiç më në fund është futur në qoshe, shkroi e përditshmja kroate “Jutarnji list”, duke e lajmëruar fundën e ambivalencës politike të presidentit serb.

“O’ zgjidh njërën anë o’ tjetrën”, thotë gazeta kroate, është situata në të cilën Brukseli e Washington-i në njërën anë, dhe Moska në anën tjetër, e kanë shtrënguar Aleksandër Vuçiçin.

“Megjithatë, Vuçiç nuk do të ishte mjeshtri virtuoz i grindjeve politike dhe i shmangieve të martirllëkut po të mos përpiqej ta tejzgjaste vendimin e tij”, thotë Jutarnji.

60 ditë tha senatori amerikan Chris Murphy, “më tha Vuçiç ta pres”. Vuçiç thotë se “s’e ka pasur fjalën për sanksione ndaj Rusisë”.

Tre seantorët amerikanë që ateruan në Beograd, e që publiku i interpretoi si “Tre Kalorësit e Apokalipsit”, u panë si ultimatum ndaj Vuçiçit.

Por, kundërpërgjigjja pasoi nga Moska, kur Putin tha se i njeh si para-shtete rajonet separatiste të Ukrainës, sipas “precedentit të Kosovës”. Tronditja në publikun serb, për rrjedhojë, vërshoi me të madhe.

“Besohet se kjo ishte mesazh ndaj Vuçiçit që Rusia do të ndalojë së mbështeturi atë në lidhje me Kosovën po qe se ua kthen shpinën, dhe ka pasur spekulime sipas analistit të mirënjohur serb Boksho Jakshiç, që Rusia do të njeh Kosovën si këmbim”.

“Por, Vuçiç është futur në kompensimin xhudicial në definimin e së ardhmes serbe – ose kthim pragmatik kah Perëndimi dhe njohje të ‘nervozës së Putinit’ (çfarëdo qoftë kjo) ose t’i mbesë besnik ‘vëllashmërisë’ së Rusisë nën rrezikun e izolimit nga Evropa”, thotë gazeta kroate.

Analisti politik, Zoran Kusovaç, thotë se një gjë e tillë është veçanërisht e vështirë për Vuçiçin, ngase ai s’ka aleatë të natyrshëm.

“Kalkulimet e shumëta dhe ulja në në shumë karrige ka sjellur faktin se ai s’mund të mbështetet më brenda e jashtë”, thotë Kusovaç.

“Cilindo vendim që e merr do të jetë i rëndë”, teksa shton se “që të dy vendimet janë të rrezikshme”.

Është çështja e vazhdimit të “rrugës së tij evropiane”, sepse nga Brukseli iu tha se nuk ka asgjë për të vazhduar negociatat, të cilat janë në ringjallje për gati dy vjet, nëse Beogradi nuk ndjek politikën e përbashkët evropiane të rënë dakord të sanksioneve dhe dënimit të agresionit rus.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button