Lajme

Amerika pret vazhdimin e moratoriumit dhe zotimin për Ujmanin

Zëvendësndihmës sekretari amerikan për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar, përveç marrëveshjes së reciprocitetit me targat, ka folur edhe për çështjen e Ujmanit.

Eskobar ka thënë se SHBA-ja pret realizimin e marrëveshjes së Uashingtonit, andaj thekson se Kosova dhe Serbia duhet të vazhdojnë moratoriumin si dhe studimin e fizibilitetit.

Tutje shtoi se liqeni i Ujmanit ka potencial për energji të ripërtrishme e cila do ta ndihmonte gjithë rajonin.

“Për sa i përket Ujmanit, unë e shikoj atë në drejtim të një strategjie më të gjerë rajonale të energjisë, ka shumë gjëra drithëruese që po ndodhin në Ballkan tani, në lidhje me energjinë dhe se njëra prej tyre është se ekziston një potencial në rritje për energji të ripërtërishme dhe zgjidhja për Ujmanin do të jetë regjionale në kuadër të kërkesave të BE-së, por gjithashtu edhe në ndihmën e efekteve me ndryshimet klimatike. Ujmani është në mendjet tona”, u shpreh zëvendësndihmës sekretari amerikan.

Ai foli edhe lidhur me moratoriumin për ç’njohjet dhe njohjet.

“Veçanërisht moratoriumi për ç’njohjet dhe njohjet, ne mendojmë se duke qëndruar në këtë pjesë të marrëveshjes, ne do t’i japim dialogut pak hapësirë për t’i zgjidhur çështje e tjera“, tha Eskobar.

Ndërkaq, Kosova dhe Serbia më katër shtator të vitit të kaluar, në Shtëpinë e Bardhë, në prani të ish presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump patën nënshkruar një marrëveshje, dy nga pikat e së cilës ishin paraparë ishin edhe moratoriumi një vjeçar që Kosova të mos loboj për njohje dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare ndërsa në anën tjetër Serbia të ndaloj fushatën e ç’njohjeve të shtetësisë së Kosovës, si dhe pikë tjetër e diskutuar sot edhe nga Escobar, studimi i fizibilitetit për liqenin e Ujmanit.

Sipas marrëveshjes pra, Kosova do të pajtohet që ta zbatojë një moratorium njëvjeçar, për të mos kërkuar anëtarësim të ri në organizata ndërkombëtare.

Serbia do të pajtohet ta zbatojë një moratorium njëvjeçar mbi fushatën e saj për çnjohje dhe do të përmbahet nga kërkesa zyrtare ose jozyrtare ndaj ndonjë vendi ose organizate ndërkombëtare, që të mos e njohë Kosovën (Prishtinën) si shtet të pavarur.

Ndërsa, për Ujmanin, palët ishin pajtuar të punojnë me Departamentin Amerikan të Energjisë dhe subjektet e tjera të Qeverisë amerikane në një studim fizibiliteti, me qëllim të përdorimit të përbashkët të Liqenit të Ujmanit, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë.

Tutje, në kuadër të marrëveshjes së Uashingtonit janë paraparë një sërë projektesh infrastrukturore që ende nuk janë realizuar, siç është autostrada Beograd-Prishtinë, apo siç quhet ndryshe Autostrada e Paqes. Për këtë autostradë, autoritetet në Kosovë, kanë thënë se do të ndërtohet gjatë vitit 2021.

Marrëveshja po ashtu parasheh një studim fizibiliteti për mundësitë e lidhjes hekurudhore Beograd-Prishtë me një port në det të thellë në Adriatik, që ende nuk është realizuar.

Po ashtu, për lidhjet ajrore mes dy shteteve, ende nuk ka pasur realizim të kësaj pike të marrëveshjes.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button