Lajme

Zvicër/ Deputeti shqiptar zgjidhet kryetar i FDP/PLR në Zyrih

Përparim Avdili deputet aktual në parlamentin zvicerian sot është zgjedhur kryetar i Partisë Liberale, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Siç thuhet në një komunikatë të kësaj partie, “Në mbledhjen e sotme të përgjithshme, anëtarët e FDP-së së qytetit të Zyrihut njëzëri zgjodhën Përparim Avdilin për kryetar të ri të partisë, në nivel të qytetit. Partia është e kënaqur që me Avdilin, ka një pasardhës kompetent dhe tërësisht liberal të presidentit në largim Severin Pfluger”.

“Unë jam mirënjohës për besimin që kanë anëtarët tanë tek unë dhe tani pres me padurim të vazhdoj dhe zgjeroj kursin e suksesshëm të FDP në qytetin tonë”, ka deklaruar deputeti, kryetari i ri i FDP/PLR z.Avdyli për gazetën zvicerane Le Canton27.ch
Edhe presidenti i sapozgjedhur shprehet i kënaqur me zgjedhjen brilante: “Jam mirënjohës për besimin që kanë shprehur anëtarët tanë ndaj meje dhe tani pres me padurim të vazhdoj dhe zgjeroj kursin e suksesshëm të FDP-së në qytetin tonë. Ajo që kërkohet është politika liberale dhe ne jemi të gatshëm të marrim edhe më shumë përgjegjësi që Zyrihu të bëhet më i jetueshëm për të gjitha njerëzit. Është një detyrë nderi të jesh në gjendje të formësosh të ardhmen e FDP-së dhe qytetit të Zyrihut në një mënyrë liberale”.

I njohur si asamblisti i parë me rrënjë shqiptare në Parlamentin e qytetit të Zyrihut, Përparim Avdili është prej disa vitesh i pranishëm në politikën e Zyrihut dhe më gjerë. Ai ka shtyrë me sukses disa nisma parlamentare në asamblenë e qytetit duke treguar kështu një profil prej politikani serioz dhe kompetent.
Avdili është mjaft i njohur si aktivist politik edhe për komunitetin shqiptar të Zyrihut dhe të Zvicrës. Ai është i pranishëm në shumë aktivitete që janë zhvilluar për vite me radhë brenda këtij komuniteti, duke marrë edhe përgjegjësi prej politikani me përcaktime të qarta, si në rrafshin e politikës së partisë së tij, liberale, ashtu dhe në përfaqësimin e interesave të komunitetit shqiptar në Zyrih e më gjerë.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button