Lajme

CoolCola në vend të Coca-Cola, rusët zëvendësojnë emrat e pijeve të gazuara

Rusët po i drejtohen gjithnjë e më shumë markave vendase, pasi firmat perëndimore si Coca-Cola, McDonald’s, Starbucks dhe Ikea u tërhoqën nga Rusia, raporton BBC.

Në Rusi, emrat e Coca-Cola, Fanta dhe Sprite, do të bëhen CoolCola, Fancy dhe Street, e do të prodhohen nga Ochakovo.

Ochakovo në faqen zyrtare të saj ka shmangur emërtimin e homologëve perëndimorë, ku për shembull kola do të përshkruhet vetëm si “një shije kulti”.

Tani ka një përpjekje të drejtuar nga Kremlini për të nxjerrë mallra konsumi të prodhuara nga Rusia, pasi sanksionet e gjera të vendosura për luftën në Ukrainë goditën importet.

Rusët mendojnë se cilësia do të jetë e më e mirë se ajo e zëvendësuesve sovjetikë gjatë Luftës së Ftohtë, kur shteti komunist i kufizuar nga paratë bojkotoi shumicën e mallrave “kapitaliste”.

Ochakovo është një firmë e themeluar e famshme për kvass, e cila është një pije tradicionale ruse, më përbërje të vogël alkooli.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button