Po vjen rënia e madhe e temperaturave, preket i gjithë Ballkani
Të papriturat e motit vazhdojnë, pasi duket se ardhja e verës është shtyrë të paktën edhe për një javë.
Ky është parashikimi i bërë nga sinoptikani i njohur grek Sakis Arnaoutoglou, i cili u shpreh se brenda javës së ardhshme pritet një rënie drastike e temperaturave.
Konkretisht nga 30 gradë që ka arritur në disa pjesë të Ballkanit do të zbresë deri në 10 gradë Celsius .
Ndryshimi do të fillojë të shfaqet nga mesi i javës së ardhshme, fillimisht në zonat malore ku do të ketë fenomene më intensive reshjesh shiu dhe nga e enjtja në të gjithë Ballkanin.
Raportohet se masa të ftohta të ajrit do të zbresin nga Ukraina në drejtim të Ballkanit.
Kjo turbullirë do të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme.
Gjithsesi, me këtë pranverë në prag të një krize nervore, për shkak të atyre që po kalon njerzimi do të ishte mirë që përveç rrobave të banjës të merrni me vete edhe një triko, ata që planifikojnë të udhëtojnë javën e ardhshme.