Ndeshja mes Manchester City-të dhe Aston Villa-s përfundoi me fitoren dramatike të këtyre të parëve me rezultat 3:2.
City përmbysën rezultatin kundër Aston Villa-s pasi këta të fundit ishin duke fituar 0:2 në një pikë të ndeshjes.
Goli i parë erdhi në minutën e 37-të, ku shënoi Matty Cash.
Pjesa e parë përfundoi me epërsinë e Aston Villa-s teksa pjesa e parë në ndeshjen tjetër mes Liverpool-it dhe Ëolverhampton kishte përfunduar me rezultat të barabartë 1:1.
Në pjesën e dytë, Philippe Coutinho dyfishoi epërsinë në minutën e 69-të, por gjithçka ndryshoi pas minutën së 75-të.
Ilkay Gundogan shënoi golin e parë të City-të në minutën e 76-të për të ngushtuar epërsinë.
Pas dy minutave ishte Rodri i cili shënoi golin e barazimit për Manchester City-n.
Në minutën e 81-të, ishte përsëri Gundogan i cili shënoi golin për të fituar titullin e Premier League.
Në anën tjetër Liverpool shënoi edhe dy gola të tjerë me anë të Mohamed Salah e Roberto Firmino-s, por kjo fitore nuk ishte e mjaftueshme për titullin e Premier League, pasi Manchester City përfnuduan me një pikë më shumë.
Pep Guardiola bëhet trajneri i dytë në histori të Premier League, që fiton katër trofe në pesë vite.