Kryeministri Kurti përuroi hapjen e Shërbimeve Konsullore në Iowa
Në prani të mërgatës sonë, përfaqësuesve institucional dhe personaliteteve nga Iowa, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përuroi hapjen e Shërbimeve Konsullore në Iowa, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në këtë ceremoni, u bë edhe prerja formale e shiritit nga Kryeministri Kurti, së bashku me Ryan Carroll nga Greater Des Moines Partnership.
Me këtë rast, formalisht u regjistruan dy fëmijët e familjes Kërveshi që jetojnë në Iowa të ShBA-së prej vitesh, të cilëve u dorëzuan certifikatat si shtetas të Republikës së Kosovës.
“U theksua se hapja e shërbimeve do të përmirësojë lidhjet e Konsullatës së Republikës së Kosovës me mërgatën tonë në Iowa. Duke zgjeruar shërbimet e ofruara në këtë konsullatë, Qeveria e Kosovës rikonfirmon qëndrueshmërinë e konsullatës, si dhe do të përmirësojë marrëdhëniet e saj me shtetin e Ioëa-s dhe më gjerë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.
Të pranishëm në ceremoni ishin edhe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, koloneli Ejup Maqedonci, shefi i Misionit në Konsullatën në Ioëa, Artan Duraku dhe Berat Shala, nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Uashington.