Udhëheqësit e G7 “shuplakë” të fortë Putinit: Do ndalojmë importin e naftës ruse
Udhëheqësit e G7 kanë njoftuar planet për të ndaluar importin e naftës ruse si formë ndëshkimi ndaj Vladimir Putinit pas pushtimit të Ukrainës.
“Së pari, ne angazhohemi të heqim gradualisht varësinë tonë nga energjia ruse, duke përfshirë heqjen ose ndalimin e importit të naftës ruse. Do të sigurojmë që ta bëjmë këtë në kohën e duhur dhe në mënyra që ofrojnë kohë për botën për të siguruar furnizime alternative. Ndërsa e bëjmë këtë, ne do të punojmë së bashku dhe me partnerët tanë për të siguruar furnizime të qëndrueshme globale të energjisë dhe çmime të përballueshme për konsumatorët, duke përfshirë përshpejtimin e reduktimit të varësisë sonë të përgjithshme nga lëndët djegëse fosile dhe kalimin tonë drejt energjisë së pastër në përputhje me objektivat tona klimatike”, thuhet mes të tjerash në deklaratën e G7.
G7 përbëhet nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA. Blerja e vazhdueshme e naftës dhe gazit rus nga shumë nga vendet e G7, aleatë ukrainas, përfshirë Gjermaninë, ka ngritur akuza se ata në mënyrë indirekte po financojnë përpjekjet e luftës kundër Putinit.