NASA do të dërgojë foto nudo në hapësirë për të “joshur” alienët
NASA planifikon që të dërgojë foto të njerëzve të zhveshur në hapësirë për të tërhequr alienët. Bëhet fjalë për një ilustrim të një burri dhe gruaje të zhveshur duke përshëndetur. Kjo është pjesë e një projekti të quajtur ‘Beacon in the Galaxy’ (BITG).
Shkencëtarët kanë për qëllim që përmes këtij ilustrimi të krijojnë më në fund kontakt me jashtëtokësorët. Së bashku me figurën e burrit dhe gruas, shkencëtarët kanë shtuar dhe përshkrimin e strukturës së një molekule të ADN-së.
Vizatimet e anatomisë njerëzore të dërguara në hapësirë në projektin “Beacon in the Galaxy”.
Shkencëtarët janë përpjekur që të përshkruajnë dhe gravitetin. E gjithë kjo bëhet një mesazh i koduar binar që mund të dërgohet në hapësirë. Ata besojnë se ky mesazh i koduar binar mund të kuptohet nga alienët.