Nga kamerier në mbretin e merkatos, historia e pabesueshme e emigrantit që pushtoi botën e futbollit
Carmine Raiola, i njohur nga të gjithë si Mino, lindur në Noceria Inferiore më 4 nëntor 1967, ndërroi jetë ditën e sotme. Pas vetëm një viti, fill pas lindjes së djalit, familja e tij u transferua në Holandë, në Haarlem, për t’iu përkushtuar një biznesi familjarë, një restoranti. Që i vogël, ndihmon familjen e tij duke shërbyer si kamerier në restorant, një punë e cila nuk e pengoi të diplomohej si jurist.
“Picaioli’ ishte epitet që Mihajlovic e thërriste shpesh, por siç është shprehur vetë Raiola, as që ia kishte idenë se si bëhej një picë, por ishte një gjeni në një tjetër fushë, fliste në mënyrë perfekte 7 gjuhë, italisht, holandisht, anglisht, gjermanisht, spanjisht, frëngjisht dhe portugalisht.
Pasioni për futbollin e rikthehu sërish në Haarlem, aty ku në moshën 20vjeçare u bë drejtor sportiv i klubit holandez, nga aty nis dhe rruga e tij si agjent futbollistësh.
Pika e kthesës erdhi në vitin 1992 kur solli Brajan Roin te Foxha, një vit pasi bërin ndërmjetësin në tratativën mes Ajaksit dhe Interit për Denis Berkampit dhe Uim Xhonkut. U bë agjent i FIFA-s dhe themeloi kompaninë “Sportman”, me qendër në Montekarlo. Kështu filloi ngjitja në futbollin e nivelit të lartë me përfaqësuesit e kampionëve si Nedved, Ibrahimoviç, Pogba, Baloteli, Verrati, Donaruma, De Ligt dhe Haland.
Sipas “Forbes”, Raiola, në vitin 2020, ai u rendit i katërti në botë mes agjentëve me një xhiro prej 84.7 milionë dollarësh duke mbyllur marrëveshje për 847.7 milionë dollarë.