Lajme

Ledia Kostandini vendos një mural shqiptar në zemër të Brukselit

Në kuadër të festivalit “Balkan Trafik”, një mural i ri i artistes shqiptare Ledia Kostandini u zbulua ditën e premten në Brandhoutkaai në Vismarkt.

Vepra e artit tashmë pjesë e qytetit të Brukselit është e vendosur në Parcours Street Art.

Vepra mban emrin ‘Wink’ dhe i referohet bashkëpunimit të Bashkimit Evropian me vende jashtë unionit, si Shqipëria. Në të njëjtën kohë, është një pasqyrë e kryeqytetit shqiptar, Tiranës, kryeqytetit evropian të të rinjve të këtij viti.

Muralja tregon sytë që notojnë në një qiell blu. Sytë vezullojnë dhe shikojnë kalimtarët e Brukselit me ndjenja dashurie dhe solidariteti. Artistja thotë se për të realizuar këtë vepër u frymëzua nga René Magritte.

“Është një nderim për Magritte. Ai ka qenë gjithmonë një referencë për mua”, thotë Kostandini. “Për mua është një referencë për pasqyrat e tij false ku ka një lidhje mes shikuesit dhe subjektit. Sytë shikojnë njerëzit, por njerëzit e shohin edhe frymëzimin tim nga Tirana në sy”, shpjegon artisti.

Ky mural, i pesti i Balkan Trafik është rezultat i një bashkëpunimi midis qytetit të Brukselit, Balkan Trafik dhe Komisionit Evropian. Në këtë mënyrë, edhe qyteti i Brukselit përpiqet të punojë në diversitetin dhe të rrisë dukshmërinë e grave në hapësirën publike.

Festivali Balkan Trafik do të zhvillohet javën e ardhshme nga 28 prilli deri më 1 maj në De Brouckèreplein.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button