Lajme

Gjermania/ ‘Evakuon’ 65,000 litra birrë nga Afganistani, por lë pas njerëzit

Gjermania nuk ka pasur një plan ekzakt reagimi për gjendjen në Afganistan, kështu që kandidatja e Kancelares së krahut të majtë Janine Whistler fajëson qeverinë gjermane për injorimin e paralajmërimeve të hershme për një përkeqësim të situatës atje.

“Jam kundër shkurtimit të fondeve të bashkëpunimit të zhvillimit. Këto janë për njerëzit, të cilët vuajnë si nga duart e talebanëve ashtu edhe nga kriza e tmerrshme humanitare në vend. Sigurisht, ne duhet të ndjekim zhvillimet.
Afganistani ishte një nga përfituesit kryesorë të ndihmës gjermane të zhvillimit këtë vit, i vlerësuar në 250 milionë euro – por ato para ende nuk janë paguar.

Vlen të përmendet se shuma e përgjithshme e zhvillimit dhe ndihmës humanitare që Gjermania kishte parashikuar për Afganistanin këtë vit në buxhetin e saj do të arrinte në rreth 430 milion euro. Janine Whistler përdor gjithashtu një gjuhë të ashpër në lidhje me mënyrën se si qeveria gjermane është marrë me personelin gjerman aktualisht në Afganistan, duke përmendur mungesën e një plani të sigurt evakuimi:

Ata kanë “evakuuar” 65,000 litra birrë nga vendi, por ata që punojnë në ushtrinë gjermane ose organe të tjera gjermane – aktivistët e të drejtave të njeriut ose ata që punojnë për të drejtat e grave janë ende aty,” u shpreh ajo.

Në pritje të tërheqjes së trupave gjermane nga Afganistani, ushtria gjermane kishte ndaluar konsumimin e alkoolit dhe në fluturime speciale transportoi sasi të mëdha birre dhe pije të tjera alkoolike jashtë vendit.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button