Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Korçë-Pogradec në afërsi të kryqëzimit të fshatit Drithas, Maliq. Ndërsa mësohet se ka ndërruar jetë në spital këmbësori Kujtim Hazizi, nga fshati Rrëmbec, i cili u përplas nga një makinë tip ‘Benz’. Makina drejtohej nga Lorenc Tome. Si autori dhe viktima janë nga fshati Rrëmbec. Ngjarja ndodhi në orën 11:00 të paradites së sotme.
Njoftimi i Policisë:
“Më datë 24.04.2022, rreth orës 11:00, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Drithas, Maliq, shtetasi L. T., banues në fshatin Rëmbec, Maliq, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësorin K. H., banues në Rëmbec, i cili u transportua për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit L. T., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit”, njofton policia.