Lajme

Nxënësit e Isniqit vizitojnë Manastirin e Deçanit, serbët shfaqen të frikësuar

Manastiri i Deçanit, si një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të Kosovës, udhëhiqet nga ortodoksët serbë të Dioqezës së Rashkë-Prizrenit dhe ati Sava Janjiq.

I ndodhur në fillimbjeshkën e bukur të Deçanit, manastiri ka qenë pikë debati për shumë tema. Mirëpo, ai vazhdon të jetë një atraksion i veçantë për t’u vizituar.

Fotografitë e vjetra tregojnë se rojë në këtë manastir dhe njerëzit që përkujdeseshin për të ishin shqiptarë. Andaj, pasardhësit e tyre nga fshati Isniq shkuan të vizitonin këtë manastir.

Një fotografi u shkrep dhe u postua në llogarinë e Manastirit në Twitter. Aty shkruhej se manastiri është i hapur për vizitorë dhe se “trashëgimia kulturore dhe fetare duhet të bëjnë bashkë të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë”.


Por ky postim i bëri pak problem atit Sava Janjiq, ngaqë ndjekësit serbë të Manastirit brenda Twitter-it filluan me komente që shprehnin frikë.

“Nesër ata do të thonë se Manastiri është i tyri”, “Jam i bindur që ata kanë ardhur të vizitojnë manastirin si kulturën e ‘tyre’ dhe jo si të huajën” – ishin disa nga komentet e serbëve.

Mirëpo, ka pasur edhe të tillë që këtë gjest e shihnin si e ardhmja mes dy popujve, duke e uruar këtë vizitë.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button