KultureLajme

“Historia e letërsisë shqiptare” në televizionin rumun

Shkrimtari shqiptar në Rumani, Luan Topçiu, ishte i ftuar në televizionin kombëtar të Rumanisë TVR1, me rastin e promovimit të “Historisë së letërsisë shqiptare, nga zanafilla deri në ditët e sotme” në Parlamentin e Rumanisë.

“Pata rastin të flas për shkrimtarët e mëdhenj shqiptarë: Ismail Kadare, Naim Frashëri, Gjergj Fishta, Migjeni, Martin Camaj, Mitrush Kuteli, Lasgush Poradeci, Visar Zhiti, Ali Podrimja etj., në një bisedë profesionale me moderatoren dhe gazetaren e mirënjohur të kulturës, Camelia Văcaru. Faleminderit televizionit kombëtar rumun për kohën që i kushton kulturës shqiptare”, shprehet ai në postimin e tij.


Luan Topçiu është studiues letrar, kritik arti, përkthyes dhe kryeredaktor i disa gazetave dhe revistave shkencore-kulturore. Diplomat pranë Ambasadës së Shqipërisë në Bukuresht (Ministër Këshilltar, 2006-2016), profesor i Universitetit të Bukureshtit dhe koordinator i Qendrës Kulturore Shqiptare në Bukuresht, ai është anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve të Rumanisë, Filiali Bukuresht.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button