HistoriLajme

Kush është koloneli britanik që iu ofrua dy herë froni shqiptar?!

Aubrey Herbert ka qenë një nga miqtë më të sinqertë dhe më të afërt të shqiptarëve dhe veçanërisht i figurave të shquara të kombit tonë. Ai ishte mbrojtës i kauzës së shqiptarëve dhe i vetmi politikan britanik që foli për çështjet e shqiptarëve në bazë të njohjes dhe përvojës vetjake. Ai u përpoq shumë për shtetin e shqiptar dhe që kufijtë të vendoseshin mbi baza etnike jo besimi fetar.

Në janar 1913 ai zgjodhi njerëz me influencë për mbrojtjen e kauzës shqiptare në Konferencën e Ambasadorëve në Londër. Ai madje u largua nga Komiteti Ballkanik ku bënte pjesë, duke theksuar se nuk mund të bëhej palë me masakrat që i bëheshin vendeve të tjera.

Herbert punoi deri në vdekje për çështjen shqiptare dhe për pranimin e saj në skenën politike e diplomatike. Shqipëria dhe shqiptarët nuk kanë pasur ndonjëherë mik më të madh se Abrey Herbert.

Por kush është Aubrey Herbert?

Koloneli i nderuar Aubrey Nigel Henry Molyneux Herbert lindi me 3 prill 1880 në Nottinghamshire. Ai kishte prejardhje aristokrate angleze, por prejardhja që nuk e pengoi atë të bëhej një njeri aktiv në jetën politike të vendit tonë dhe në atë botërore.

Ai ishte një ushtar, diplomat, dhe oficer i inteligjencës që kishte lidhje të ngushta me pavarësinë e Shqipërisë . Herbert ishte në vetvete një orientalist dhe fliste frëngjisht, italisht, gjermanisht, turqisht, arabisht, greqisht dhe shqip si dhe anglisht. Herbert ishte i njohur, veçanërisht në Lindjen e Mesme, por ai udhëtoi në Jemen, Turqi dhe Shqipëri. Ai shpesh vishej si një endacak në udhëtimet e tij.

Nga viti 1911 deri në vdekjen e tij, ai shërbeu si një deputet konservator i Parlamentit. Në vitin 1904 Herbert filloi punën e atasheut të nderit në Stamboll dhe nga ky moment e deri në vdekje (1923) ai nuk iu nda aktiviteti të tij për promovim të nacionalizmit shqiptar. Herbert u bë nxitës i pasionuar i pavarësisë së Shqipërisë, pasi vizitoi vendin për herë të parë në vitin 1907. Gjatë qëndrimit në Tiranë ai u bë mik i Esad Pashës. Kur delegatët shqiptarë shkuan në Konferencën e Londrës 1912-1913 ata kishin ndihmën e Herbertit si këshilltar, raporton abcnews.al

Një nga personat me të cilët Aubrey Herbert mbajti kontakte të vazhdueshme ishte albanologia Edith Durham. Herbert kishte ngritur më 1912 një shoqëri filo-shqiptare, me parlamentarë, dijetarë dhe gazetarë, për të kontribuar për pavarësinë e Shqipërisë.

Herbert ndërroi jetë në moshën 43-vjeçare në vitin 1923 dhe misionin e tij në Shqipëri e vazhdoi kontesha Carnarvon. Në kujtim të të birit ajo organizoi Komitetin shqiptaro-britanik në ndihmë të refugjatëve nga Kosova që i strehuan në fshatin afër Kavajës që mori emrin Herbert, sot Qerret, si dhe disa fshatra në Myzeqe, që edhe sot janë me banorë me origjinë kosovare dhe serbo-boshnjake. Ai ndërtoi shkolla dhe spitale.

Atij madje iu ofrua dy herë froni i Shqipërisë por konjukturat politike bënë të mos i pranonte. Në rastin e parë në vitin 1914, pak para shpërthimit të Luftës së Parë Botërore, kryeministri H.H. Asquith , një mik i familjes, e pengoi atë. Oferta mbeti jozyrtare dhe u refuzua nga Ministria e Jashtme. Fronin e mori William of Wied.

Rasti i dytë ishte pas disfatës së ushtrisë italiane nga shqiptarët në shtator të vitit 1920. Oferta përsëri ishte jozyrtare, megjithëse u bë në emër të qeverisë shqiptare. Herbert diskutoi ofertën me Philip Kerr dhe Maurice Hankey. Eric Drummond , miku i Herbertit, ishte bërë sekretari i parë i përgjithshëm dhe ndikoi në pranimin e Shqipërisë si anëtare në Lidhjen e Kombeve në dhjetor 1920. Me ndryshimin e ministrave të jashtëm në qeverinë shqiptare, shanset e Herbertit për të qenë në krye të vendit u zbehën, raporton abcnews.al

Në prill 1921, froni edhe pse jo zyrtarisht, iu ofrua Dukës së Athollit Jim Barnes, një nga miqtë britanikë të Shqipërisë me banim në Itali. Në nëntor 1915, Herbert ishte në Paris dhe Romë në një mision sekret lidhur me Shqipërinë. I paduruar me pavendosmërinë e Ministrisë së Jashtme për Shqipërinë, në fillim të vitit 1916, Herbert filloi të kërkonte mundësi të reja. Admirali Sir Rosslyn Wemyss i propozoi atij një punë si shef i inteligjencës.

Më pas në tetor 1916, Herbert u emërua oficer ndërlidhës i ushtrisë italiane, vija e parë e së cilës shtrihej në Shqipëri. Ai me sa duket nuk ishte në dijeni të klauzolës që ndante Shqipërinë me Italinë në Traktatin e fshehtë të Londrës më 26 prill 1915. Kur bolshevikët publikuan dispozitat e tij sekrete në 1917, ai hodhi poshtë idenë e Shqipërisë si një shtet i vogël mysliman. Në dhjetor, ai u kthye në Angli.

Për shkak të problemeve shëndetësore kryesisht me shikimin , në ditët e fundit të jetës ai u bë plotësisht i verbër. Pasi u këshillua me një mjek, i cili e bindi të hiqte të gjithë dhëmbët në mënyrë që ti rikthehej shikimi, gjendja e tij u përkeqësua edhe më shumë.

Operacioni rezultoi në helmim gjaku nga i cili vdiq në Londër më 26 shtator 1923. Kjo ndodhi pesë muaj pas vdekjes së vëllait të tij të madh, Xhorxh Herbert. Në vitin 1924, pasuria e Herbert u vlerësua 49,970 paund. Trupi i tij prehet në kishën e Shën Nikollës, Brushford, Somerset, pranë selisë së tij në Pixton Park.

Në panelet prej druri të skalitur në mënyrë dekorative janë vendosur gjashtë mburoja heraldike që përshkruajnë prejardhjen dhe martesën e tij.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button