Rama: Nuk janë të mira shenjat për Ballkanin Perëndimor
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për gazetën greke “TA NEA” ka deklaruar se ngjarjen e fundit në Ballkanin Perëndimor nuk janë “shenja të mira”.
Kjo referuar zhvillimeve në Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë Hercegovinë.
Ai ka theksuar se, nuk duhet pasur frikë nga destabilizimi, por duhet treguar kujdes.
Rama iu ka bërë thirrje faktorëve politikë në rajon dhe në Bashkimin Evropian, që të jenë të kujdesshëm.
I pyetur nëse Turqia po përpiqet të përfshihet në rajon, numri një i Qeverisë u shpreh se nuk është në dijeni nëse ka ndonjë gjë që e lidh Turqinë me ndonjë formë apo trajtë destabilizimi.
Sipas Ramës, Turqia është një partner strategjik për Shqipërinë, siç është edhe Greqia, siç është edhe Italia.
Ai e ka cilësuar atë si një “mike të ngushtë të Shqipërisë”.
Nuk kishte si të mungonte as shprehja e zhgënjimit pas premtimeve të unionit për anëtarësim.
“Nuk është hera e parë që dëgjoj parashikime të tilla nga zyrtarë të lartë në BE dhe nuk do të jetë hera e parë që ata nuk do të mund të mbajnë premtimet e tyre”, tha ai.
Rama ka theksuar se nuk pret më asgjë, pasi rruga drejt BE-së duhet bërë për fëmijët dhe Shqipërinë.
Sa i përket kushteve të Greqisë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë – ndryshimin e legjislacionit për regjistrimin e popullsisë dhe mbrojtja s të drejtave pronësore të minoritetit grek – kryeministri tha se ky problem nuk ka prekur vetëm minoritetin grek në Shqipëri, por pronësinë në përgjithësi.
Ndërsa, çështja e deti, e cila nuk ka gjetur zgjidhej ende, do të zgjidhet në Gjykatën e e Hague-ës.
“Kemi rënë dakord t’i drejtohemi Gjykatës Ndërkombëtare, por gjetja e zgjidhjes ka mbetur ende pezull”, ka deklaruar Rama.
Ai është shprehur optimist sa i përket vijimi të bisedimeve me palën greke.
“Shqiptarët në Greqi janë integruar, flasin me punën e tyre dhe respektin ndaj vendit. E njëjta gjë edhe këtu, grekët që jetojnë këtu si qytetarë janë në shtëpinë e tyre”, ka finalizuar Rama intervistën e tij.