KurioziteteLajme

Një fshat që mahniti botën: Jetojnë në rreth, të gjithë për një ide!

Ka shumë vende urbane në botë që janë aq të mahnitshme saqë i lënë njerëzit pa fjalë

Një nga pamjet e tilla atraktive është Brondby Haveby, i njohur si “qyteti i kopshtit”, i cili ndodhet afër Kopenhagës në Danimarkë.

Ky “kopsht qytet” urban është bërë në rrethe: shtëpitë kanë një oborr të madh, por edhe një “dalje” në një rreth të përbashkët që ndahet me shtëpitë fqinje, transmeton Telegrafi.

Banorët e këtij qyteti kanë mundësi të merren me kopshtari, por edhe të shijojnë natyrën dhe qetësinë.


Ideja për “qytetin e kopshteve dhe pemishteve” lindi në vitin 1964, kur arkitekti Eric Migind mori miratimin që projekti i tij të realizohej në komunën e Brondby. Më pas filluan të formohen rrathë magjepsës.

Arkitekti kishte vetëm një qëllim: komunikimin mes njerëzve.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button