Lajme

“Misioni më i madh ushtarak”, 120 helikopterë amerikanë dhe 1000 mjete ushtarake pritet të zbarkojnë në Ballkan

Misioni më i madh ushtarak amerikan për të forcuar praninë amerikane në Ballkan dhe Detin e Zi pritet të mbërrijë në Aleksandropolis në mes të nëntorit.

Misioni do të mirëpritet nga ambasadori amerikan, Jeffrey Payat.

Misioni do të dërgojë një mesazh konsolidimi të bashkëpunimit greko-amerikan, veçanërisht pas marrëveshjes së mbrojtjes mes dy vendeve, e cila përfshin përmirësimin e bazës së Aleksandoupolis.

Vetë ambasadori amerikan zbuloi mbërritjen më të madhe të forcave të armatosura në vend: “Do të kemi një mbërritje të madhe në nëntor në Aleksandropolis, do të jetë numri më i madh i avionëve dhe helikopterëve që kemi pasur ndonjëherë.”

Mësohet se në stërvitje do të marrin pjesë rreth 120 helikopterë dhe 1000 mjete ushtarake të llojeve të ndryshme, të cilat do të transportohen drejt Rumanisë dhe vendeve të tjera evropiane me tren ose kamionë, shkruan protothema.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button