Lajme

Çudira në hapësirë! Astronautët amerikanë ngelin pa tualet

Ndërsa kapsula e “SpaceX” po kthehej në Tokë, tualeti i saj ka dalë jashtë funksionit.

Astronautët amerikanë janë përballur me një situatë të pazakontë në hapësirë. Duke iu përgjigjur drejtpërdrejt pyetjes së gazetares, se a do ta përmbanin dot veten pa një tualet, astrounatja Megan McArthur u shpreh se janë të përgatitur për situata të tilla.
“Nuk është shumë optimale, por nuk jemi shumë të shqetësuar. Këto janë pengesa të vogla, si shumë të tjera që dalin gjatë misioneve tona. Besoj se do ta përballojmë mirë”, u shpreh ajo.

Kapsula e cila mban katër astronautë brenda saj është nisur drejt Tokës dhe ka ngadalësuar për shkak të motit të keq. Ajo pritet të arrijë një ditë me vonesë, me pjesëtarët e ekuipazhit pa një banjo funksionale.

Ndërkohë një ngjarje historike është shënuar në kampin hapësinor të një tjetër superfuqie botërore. Wang Yaqing është bërë gruaja e parë në botë e cila ka arritur të ecë në hapësirë nga anija e saj drejt stacionit. Astronautja ndodhej në stacionin hapësinor të Tiangong, së bashku me dy kolegë të saj.
Secilit prej tyre i ishte caktuar një detyrë e veçantë, të cilat arritën t’i plotësonin me sukses.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button