Lajme

Kosova dhe Shqipëria të shqetësuara nga Koalicioni Levica

Zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut nuk ka qëndruar pa u komentuar edhe në vendet tjera të rajonit, të cilat tashmë kanë shprehur shqetësimin e tyre për shkak se në qeverinë e re të mundshme bëjnë pjesë edhe forca nacionaliste maqedonase të cilat janë regresive dhe anti-perëndimore.

Në vijë të kësaj këto zhvillime dramatike në politikën e vendit fqinj nuk kanë mbetur pa u komentuar edhe nga shtetet tjera shqiptare, siç janë Shqipëria dhe Kosova.

Ata janë shprehur të shqetësuar nga Koalicioni Levica, i cili përbën një rrezik në kthimin mbrapa të procesve që kanë ecur përpara me shumë sakrifica dhe probleme të mëdha.

Për Kosovën dihen tashmë qëndrimet e njërit nga politikanët në këtë koalicion, Apasiev, që ka shprehur hapur qëndrimet anti-Kosovë.

Në këtë drejtim shumë opinionistë shqiptarë kanë shfaqur qëndrimet e tyre për pasojat që mund të vijnë nga një koalicion që e përbëjnë forca nacionaliste maqedonase.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button