Lajme
“King” Marku nuk pret për të mbrojtur titullin kampion, boksieri shqiptar zbulon sfiduesin e radhës
Florian Marku bëri krenar të gjithë shqiptarët pak javë më parë duke fituar titullin botëror IBF në peshën e tij.
Boksieri shqiptar nuk ka pritur për të rezervuar ndeshjen e radhës. Pasditen e sotme, Marku ka njoftuar fansat e tij se ndeshja e radhës do të jetë ndaj rivalit Jorik Luiseto në datën 20 nëntor.
Emri i Luisetos ishte përmendur dhe më parë, por është konfirmuar gjithçka nga vetë Florian Marku.
Dueli do të mbahet në Londër dhe pritet që boksieri shqiptar të japë një tjetër perfomancë bindëse e cila do ta ngjiste dhe më tej në renditjen botërore të boksierëve.