LajmeSport

Xhudistja kosovare Laura Fazliu siguron medalje evropiane

Xhudistët kosovarë vazhdojnë me suksese kulmore. Një të tillë këtë të shtunë e arriti Laura Fazliu.
Ajo është në finale të Kampionatit Evropian që po mbahet në Sofje të Bullgarisë. Pra e ka të sigurtë të paktën medaljen e argjendtë, por synim natyrisht është medalja e arit. Laura ka pasur një ditë të shkëlqyeshme në kategorinë deri 63 kilogramë.
Në luftën e parë e kaloi izraeliten Kerem Primo. Më pas e mposhti bartësen e parë, britaniken Lucy Renshall. Dominimin e vazhdoi edhe në çerekfinale ndaj çekes Renata Zachova. Dhe në gjysmëfinale ishte më e mirë se spanjollja Cristina Cabana Perez.

Ndaj Perezit fitoi me Ippon imresiv. Laura nuk ishte në mesin e bartësve, por dëshmoi që tashmë ka nivel superior. Puna që e bën me trajnerin Driton Kuka po i sjell frytet. Ajo i bashkohet xhudisteve si Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi e Loriana Kuka me medalje në garat e mëdha te të rriturat.

Laura është vetëm 21-vjeçare dhe para saj është një karrierë e gjatë dhe e suksesshme.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button