BotaLajme

Ndotje e madhe në Kinë, mbyllen shkollat dhe autostradat

Autostradat dhe këndet e lojërave të shkollave në Pekin janë mbyllur për shkak të ndotjes së madhe.

Sipas Zyrës Kombëtare të Meteorologjisë, një re e trashë smogu mbuloi pjesë të Kinës veriore, duke e reduktuar shikueshmërinë në më pak se 200 metra në disa zona.

Autoritetet e Pekinit ia atribuan situatën e krijuar kushteve të pafavorshme të motit dhe përhapjes së ndotjes rajonale.

Shkollat ​​në kryeqytet u urdhëruan të ndalonin orët e edukimit fizik dhe aktivitetet në natyrë, ndërsa pjesë të autostradave për në qytetet kryesore, përfshirë Shangain, Tianjin dhe Harbin, u mbyllën për trafikun për shkak të dukshmërisë së dobët.

Sipas zyrtarëve të kryeqytetit, smogu ka të ngjarë të vazhdojë të paktën deri në mbrëmjen e së shtunës.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button