LajmeTe tjera

Çmimet globale të ushqimeve kanë arritur nivelin më të lartë të 10 viteve të fundit

Çmimet globale të ushqimeve kanë arritur nivelin më të lartë në më shumë se një dekadë, pasi u rritën me më shumë se 30% vitin e kaluar, thotë Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO).

Shifrat e agjencisë theksuan koston në rritje të drithërave dhe vajrave bimore në mbarë botën.

Çmimet e vajit vegjetal arritën një rekord të lartë pasi u rritën me pothuajse 10% në tetor.

Ndërprerjet e furnizimeve, çmimet e larta të mallrave, mbyllja e fabrikave dhe tensionet politike po ndihmojnë në rritjen e çmimeve.

FAO ka thënë se shkalla e saj e çmimeve të drithërave ishte rritur me më shumë se 22% krahasuar me një vit më parë.

Çmimi i grurit ishte një nga kontribuesit kryesorë në këtë rritje, me pothuajse 40% rritje në 12 muajt e fundit pasi eksportuesit kryesorë – si Kanadaja, Rusia dhe SHBA – patën korrje të dobëta.

“Në rastin e drithërave, ne po përballemi me një situatë ku mund të thuhet se është ndryshimi i klimës që në fund po shkakton rënie të prodhimit. Ne kemi pasur vite mjaft të këqija [të korrjeve] në shumë vende”, tha për BBC Peter Batt, një ekspert agrobiznesi në Curtin Business School.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button