Lajme
Profesori amerikan tregon çka po bën Serbia kundër Kosovës: Të ndërhyjnë SHBA dhe BE!
Profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit, Alon Ben-Meir, ka thënë se Serbia po vazhdon fushatën e saj kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Ben-Meir ka kërkuar ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian për këtë çështje.
Sipas tij, nuk do të ketë pajtim Kosovë-Serbi me këtë mentalitet politik të Beogradit, përcjell Bota sot.
“Serbia vazhdon fushatën e saj për të bindur vendet e tjera që të tërheqin njohjen e Kosovës. SHBA dhe shumica dërrmuese e vendeve anëtare të BE-së tashmë e njohin pavarësinë e Kosovës dhe duhet t’ia bëjnë të qartë Beogradit se nuk do të ketë pajtim me këtë mentalitet politik”, ka shkruar analisti amerikan, në Facebook.